Sot nis konferenca e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Sot dhe nesër në ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.

Sot nis konferenca e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Sivjet është viti i 8-të i organizimit të konferencës më të madhe në rajon KosICT.

Kësaj radhe, tema kryesore e KosICT-së do të fokusohet në “Outsourcing” dhe ndikimi i tij në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe në ndryshimet në strukturat e kompanive për tu adaptuar me trendet dhe nevojat globale në mënyrë që ta ngrisin nivelin e konkurueshmërisë dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e 28 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë .

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike në skenën kryesore, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike për zhvilluesit softuerik, do të mbahet edhe panairi i start-upeve, po ashtu do të jetë edhe gara e fëmijëve programerë si dhe garat ne eSports.

Gjatë 7 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 5000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.