Sot nis pastrimi në Banjën të Istogut

Sot nis pastrimi në Banjën të Istogut

Let’s Do It ka bërë të ditur se sot do të mbahet aksion pastrimi në fshatin Banjë të Istogut.

Për pastrimin e kësaj deponie katër hektarësh “Let’s Do It” do t’i bashkohen edhe akterë të tjerë përgjegjës për mjedisin, si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës, Komuna e Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kjo deponi e madhe gjendet afër Shkollës “Trepça”, ndërsa për pastrimin e plotë të saj llogariten së paku 10 ditë pune.

Zona e cila do të pastrohet, do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.