Sot niset me vrap nga Prishtina në Tiranë

Sot niset me vrap nga Prishtina në Tiranë

Atleti Fikret Shatri do të bëj një vrapim tepër sfidues dhe më të vështirin në karrierën e tij, prej se merret me vrapim.

Ai të enjten nga ora 18:00 do të niset me vrap nga Prishtina në Tiranë ku distanca është 257 kilometra.

Nisja do të bëhet nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, me moton ‘Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe’.

Në përkrahje të tij, në 1 % të vrapimit të Fikret Shatrit, simbolikisht do të vrapoj edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka mbështetur këtë vrapim të ish basketbollistit.

Shatri ka thënë se ndihet mirë dhe në formë për t’ia dal mbanë në vrapimin 257 kilometra, ndërsa i është bërë premtim se do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Insajderi.com