Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike.
Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit.
Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare.
Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.
Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.