Sot pritet të mblidhet PDK, çfarë do të diskutohet?

Sot pritet të mblidhet PDK, çfarë do të diskutohet?

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, do të mblidhet në ora 11:00 për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Burime të Insajderi-t brenda PDK-së, thanë se do të diskutohet për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe zgjedhjet lokale në Podujevë.

Votimi i Rimëkëmbjes Ekonomike ka ngecur në lexim të dytë. Opozita që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e kanë votuar atë.

Ndërsa në Podujevë, PDK nuk arriti të marrë më shumë se 12.40% të votave në zgjedhjet që i fitoi Shpejtim Bulliqi i VV-së, pa balotazh.

Brenda PDK-së thanë se nuk është planifikuar që rend dite të jetë “hyrja potenciale e kësaj partie në Qeveri”.

Pas orës 13:30 subjekti politik që tani udhëhiqet nga Enver Hoxhaj do të dal në një konferencë për media. /Insajderi.com