Sot Qeveria prezanton masat e reja anti-COVID, janë paralajmëruar ato ekstreme

Sot Qeveria prezanton masat e reja anti-COVID, janë paralajmëruar ato ekstreme

Vendi nga sot mund të izolohet për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

Këtë e ka paralajmëruar të martën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se mund të shkohet deri tek masat ekstreme; mbyllja totale.

Për të prezantuar masat e reja kreu i ekzekutivit ka thirrur një konferencë për media që mbahet në ora 12:00, njofton Insajderi.

Ndërsa bizneset kanë filluar kundërshtimin e një mbyllje të re. Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike, tha “Jo izolim”, në një postim përmes Facebook-ut.

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që ta kalojë në lexim të dytë Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

I njëjti projektligj përmban edhe mundësinë e tërheqjes së 10% të trustit pensional nga qytetarët.

Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale kundërshtuan një izolim të dytë,  pikërisht për shkak të situatës së vështirë që po kalon sektori privat. /Insajderi.com