Sot starton edhe La Liga spanjolle

Sot starton edhe La Liga spanjolle

Kjo fundjavë do të jetë e ngjeshur me shumë ndeshje futbollistike, pasi fillojnë sezonin e ri disa nga top ligat evropiane, njëra nga to është edhe La Liga spanjolle, njofton Insajderi.

Covid – 19, ka prekur edhe futbollin spanjoll, duke shtyrë drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit të shtyjnë për një periudhë të caktuar fillimin e La Ligës.

Federate ka vendosur që ndeshjet e futbollit të zhvillohen pa prezencën e tifozëve, edhe pse kjo nuk ishte diçka që dëshironin klubet spanjolle.

Ndeshja hapëse e La Ligës do të jetë ajo mes Eibar – Celta Vigo, me fillim nga ora 16:00. Ndeshje tjera të së shtunës janë ato mes Granada – Athletic  Bilbao dhe Cadiz – Osasuna.

Reali i Madrid-it, pritet të filloj mbrojtjen e titullit në ndeshjen me Real Sociedad, ndërsa Barcelona ndeshjen e parë në La Liga pritet ta zhvilloj në “Camp Nou” ku pret ekipin e Elche. /Insajderi.com