Sot starton Premier League

Sot starton Premier League

Zakonisht, njëra nga pesë ligat më të forta në futbollin evropian, Premier League, fillonte nga mesi i gushtit, por për shkaqe pandemike, është shtyrë fillimi i saj, njofton Insajderi.

Por këto gjëra, drejtuesit e federatës angleze të futbollit, i kanë lënë anash, duke dhënë dritën jeshile për fillimin e kampionatit, edhe pse ndeshjet do të zhvillohen pa tifoz nëpër stadium. Këto rregulla u refuzuan nga klubet, duke kërkuar nga federate së paku të luheshin ndeshjet me një numë të caktuar të tifozëve.

Ndeshja hapëse e sezonit të ri të Premier League, do të jetë derbi londinez, në “Craven Cottage”, takohen Fulham dhe Arsenal me fillim nga ora 13:30.

Fulham me plane për të siguruar mbijetesën dhe mundësisht për të kapur ndonjë vend që dërgon në garat evropiane, ndërsa në anën tjetër, skuadra e Mikel Arteta-s, do të luftoj për top – katërshe.

Në anën tjetër, kampionët aktual të ligës, Liverpool, presin në “Anfield Road”, në orën 18:30 të promovuarit këtë sezon në Premier League, pas 16 vitesh mungesë, skuadrën e Leeds United.

Ndeshje tjera të gjiros së parë të ditës së shtunë janë ato mes Crystal Palace vs Southampton, West Ham United vs Newcastle United.

Ndeshjet e para për dy skuadrat nga Manchester-i janë shtyer, City priste si vendas  Aston Villa-n, ndërsa United pristë të luante si mysafir  ndaj Burnley. /Insajderi.com