Sot takohet presidenti Thaçi me kryeminsitrin Hoti

Në kohën kur po kërkohet unitet për shkak të tendencës ndërkombëtare për një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot takohet presidenti Thaçi me kryeminsitrin Hoti

Pas pak minutash pritet të takohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Siç njofton presidenca takimi do të fillojë në ora 9:30.

Raportet në mes presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ishin të acaruara duke shkëmbyer akuza të ashpërta në drejtim të njëri tjetrit. Çështja e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

Në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po kërkon marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë është shtuar edhe nevoja që të ketë unitet në mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë së Kosovës. /Insajderi/