Sot u ngrit aktakuzë ndaj tij – por çka thoshte para 1 viti Xhavit Haliti për përplasjen me Gashin

Sot u ngrit aktakuzë ndaj tij – por çka thoshte para 1 viti Xhavit Haliti për përplasjen me Gashin

Në maj të vitit 2018, Xhavit Haliti nënkryetari i Kuvendit të Kosovës kishte thënë se kishte rrëshqitur në dyshemenë e sallës së Kuvendit përderisa e kishte goditur ‘jo qëllimshëm’ deputetin e LDK-së, Arben Gashi me bërryl, shkruan Insajderi.

Madje në një prononcim ai kishte akuzuar mediat që po gënjejnë – në raportimin se pati një përplasje edhe fizike mes dyshes. Haliti kishte thënë se përpos debatit që kishin pasur ditë më parë nuk kishte diçka tjetër.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, kishte deklaruar Haliti për media.

Por, pas një viti për këtë incident siç e quan Haliti të paqëllimshëm, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Xhavit Halitit e Gani Dreshajt, i cili pretendohet se në të njëjtën ditë ka kërcënuar deputetin Gashi./Insajderi.com

Ҫfarë thoshte Arben Gashi për incidentin me Xhavit Halitin?