Sot vazhdon seanca për buxhetin e vitit 2019

Sot vazhdon seanca për buxhetin e vitit 2019

Diskutimi në lidhje më projektbuxhetin për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë sot.

Këtë e bëri të ditur mbrëmë nënkryetari i Kuvendit në mbylljen e seanscës së djeshme, Kujtim Shala, duke shtuar se punimet do të vazhdojnë të premten në ora 11:00.

Ndryshe gjatë tërë ditës së enjte ka pasur debat në mes partive në lidhje me buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm.

Paritë opozitare nuk u pajtuan me buxhetin e vitit 2019, por nga ana e pozitës ai u quajt si “buxhet i shpresës”.