Sot vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç

Sot vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç

Procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç do të vazhdojë sot në të gjitha komunat, pas ndërprerjes së këtij procesi gjatë ditës së enjte, shkaku i festës së Fitër Bajramit, përcjell Insjderi.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e mëngjesit e do të zgjasë deri në orën 19:30 të mbrëmjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka bërë të ditur se do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Të mërkurën në Kosovë arritën 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX. /Insajderi.com