Sot zhvillohet finalja e madhe e Euro 2020

Sot zhvillohet finalja e madhe e Euro 2020

Sot do të zhvillohet finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan Insajderi.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të mbahet në stadiumin kombëtar “Wembley”.

Ekipi i Gareth Southgate dhe ai i Roberto Mancinit kanë arritur deri në finale duke mposhtur ekipe shumë të mëdha.

Italia pas kalimit të fazës së grupeve ka eliminuar kombëtaret si Austria, Belgjika dhe Spanja, ndërsa Anglia ka eliminuar Gjermaninë, Ukrainën dhe Danimarkën./Insajderi.com