Southampton interesohet për shërbimet e Strakoshës

Southampton interesohet për shërbimet e Strakoshës

Thomas Strakosha nuk e ka pranuar rinovimin me ekipin e Lazios dhe kjo ishte arsyeja “e dënimit” të marrë për t’u lënë në stol edhe ndaj Romës. Pavarësisht se portieri shqiptar shkëlqeu në përballjen e fundit që zhvilloi me Parmën, do të ulej sërish në stol për t’i lënë vendin Reinës në derbin e kryeqytetit, njofton Insajderi.

Marrëdhënia e bashkëpunimit me Lazion ka përfunduar dhe ekipi italian nuk do të kërkojë që të bëjë gabimin duke i ikur portieri me parametra zero. Për këtë arsye ndarje do të vijë që në afatin kalimtar të verës. Në mediat italiane raportohet se për Strakoshën po shfaq interesim të madh Southampton.

Kjo skuadër ndodhet në mesin e tabelës në “Premier League” duke mos rrezikuar për rënien në “Championship”, por njëkohësisht duke qenë larg vendeve të Europës. Strakosha e kishte shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e elitës së futbollit anglez edhe përpara ndeshjes që Shqipëria zhvilloi kundër Anglisë. /Insajderi.com