Spaghetti me karkaleca, hudhër dhe gjalpë

Spaghetti me karkaleca, hudhër dhe gjalpë

Në qoftë se do të na duhej të zgjidhnim pjatën të cilën mund ta hamë (do ishte akoma më mirë n.q.s na e përgatisin të tjerët) çdo ditë pa u velur, e sigurisht që do të ishin makaronat. Italianët janë shumë me fat që i kanë pjesë të kulinarisë së tyre, por as ne nuk ngelemi më pas, pasi prej shumë vitesh janë kthyer në një nga ushqimet kryesore të ditës. Linda i ka qarë këtë radhë, provojini edhe ju dhe s’do të zhgënjeheni.

PËRBËRËSIT PËR 3-4 PERSONA: 300 g makarona jufka, 400-500 g karkaleca të qëruar – të freskët akoma më mirë, lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende, majdanoz i freskët i grirë, 2-3 lugë gjalpë, 2 thelpinj hudhër të shtypur mirë, 2-3 lugë verë të bardhë, pana ose lëng perimesh , pak borzilok kripë e piper sipas nevojës.

PËRGATITJA: Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë. I heqim dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur. I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës. Shtojmë më pas verën, borzilokun dhe majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta. Vëmë jufkat të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre. I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat. I shërbejmë menjëherë.