Spanja është duke marrë masa të reja për të parandaluar valën e dytë të përhapjes së Covid-19

Spanja është duke marrë masa të reja për të parandaluar valën e dytë të përhapjes së Covid-19

Catalonia ka mbyllur jetën e natës për dy javë por qytetet e tjera janë duke përjetuar rritje të madhe të rasteve. Shumica e personave që kthehen nga Spanja duhet të vetë izolohen.

Edhe Norvegjia ka marrë masa të ngjajshme, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë rritje të madhe të rasteve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Asnjë shtet nuk ka mbetur i paprekur nga ky virus, numrat e rasteve të prekura janë duke u rritur shumë,” tha Organizata Botërore e Shëndetit.

Globalisht deri më tash janë rreth 15.7 milion raste me Covid dhe 640.000 vdekje.

Një muaj pasi Spanja ka përmbyllur gjendjen emergjente, qytetet sikur Barcelona, Zaragoza dhe Madrid kanë përjetuar rritje drastike të të infektuarve, duke paralajmëruar faktin që një valë e dyte e epidemisë do të jetë fatale.

Qeveria e Katalonisë thotë që të gjitha klubet e natës dhe baret janë të mbyllura për dy javë, sepse mendohet që përhapja e virusit mes të rinjëve që mblidhen nëpër këto vende, ka ndikuar në përhapjen e virusit./Insajderi.com