Spanja kërkon nga FIFA që Kosova të mos luajë me flamurin e saj

Spanja kërkon nga FIFA që Kosova të mos luajë me flamurin e saj

Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur, por paranoja e saj i kalon kufijtë e normales. Media e rëndësishme spanjolle, “El Pais” ka raportuar se Këshilli i Lartë i Spanjës është munduar të bindë Fifën që Kosova të mos prezantohet në ndeshjet eliminatore me flamurin e saj, njofton Insajderi.

Sigurisht që një aludim kaq i pakuptimtë as që nuk mund të merrej parasysh nga FIFA, e cila e njeh shtetin e Kosovës si të lirë dhe të pavarur. Iberikët njihen si shtet pro-serb, teksa shumë lojtarë shqiptarë me origjinë kosovare kanë patur mjaft probleme në skuadrat e tyre përkatëse. /Insajderi.com