Spanja kundërshton ashpër Kosovën

Spanja kundërshton ashpër Kosovën

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala gjatë një bisede të zhvilluar sot në Marok me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka pohuar se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Siç raporton Tanjug, nga ana tjetër, Kuburoviq theksoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës, e cila aktualisht po përballet me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë.

Spanja është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK