Spanja regjistron shifra tronditëse nga koronavirusi: 832 viktima gjatë orëve të fundit

Spanja regjistron shifra tronditëse nga koronavirusi: 832 viktima gjatë orëve të fundit

Vdekjet nga koronavirusi në Spanjë kanë arritur në 5,690 pasi u raportuan 832 viktima në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi mëngjesin e së shtunës se numri total i të infektuarve ka arritur në 72,285, raporton La Vanguardia.

Deri tani janë shëruar plotësisht 12.228 pacientë dhe 40,630 janë shtruar në spital.

Spanja është shteti i dytë më i prekur në Europë, i cili po regjistron shifra po aq tronditëse sa Italia.