Shqetësuese në Spanjë. Numri i punonjësve të shëndetësisë të infektuar me koronavirus në vend është rritur në 5400, 2000 më shumë në 2 ditët e fundit.
Të dhënat u raportuan nga Fernando Simon, drejtor i qendrës së koordinimit të urgjencave të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton “El Mundo”.
Sipas Simon, dy ose tri shpërthimet e para të infeksionit në spitale kanë prekur më së shumti punonjësit e shëndetësisë, e kjo ka ardhur edhe për shkak të mungesës së veshjeve mbrojtëse, apo maskave. Furnizimi është pakësuar nga shpërthimi i pandemisë, për shkak të problemeve globale të tregut, edhe pse po punohet maksimalisht për të zgjidhur situatën.