Specializantët kërkojnë shtesat para MSH-së

Specializantët kërkojnë shtesat para MSH-së

Specializantët të cilët po punojnë me pacientët e prekur nga COVID-19, janë mbledhur para Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Kjo mbledhje e tyre vjen si shenjë revolte me kërkesën që t’iu paguhen shtesat edhe atyre sikurse punonjësve të tjerë shëndetësorë.

Ata me maska në fytyrë, por pa distancë shprehën protestën e tyre.

Sipas specializantëve kjo është dita e tretë që po e parashtrojnë kërkesën e tyre dhe askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ftuar në takim për të zgjidhur problemin e tyre. /Insajderi.com