Seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çliri" />

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, do të mbahet të premten e 30 prillit, njofton Insajderi.

Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.

Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.

Ata akuzohen për pengim të punës së Speciales dhe janë arrestuar më 25 shtator./Insajderi.com