Specialja deklarohet për bastisjet te Thaçi, Veseli e Selimi

Specialja deklarohet për bastisjet te Thaçi, Veseli e Selimi

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar për bastisjet që kanë filluar sot në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, nga ZPS thonë se aktualisht janë duke u kryer operacione në Kosovë, të cilat po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në njoftimi.

Në mëngjesin e sotëm njësitet policore të njësitit të EULEX kanë bastisur shtëpinë e Thaçit, banesën e Veselit dhe banesën e Selimi.

Kjo bastisje po ndodhë një ditë pasi këto tri figura të rëndësishme politike janë dërguar për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com