Specialja fton edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së Shemsedin Thaqi

Specialja fton edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së Shemsedin Thaqi

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Shemsedin Thaqi, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook.

“Shemsedini, si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, shkruan ai./Insajderi.com