Specialja urdhërohet që ta korrigjojë aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja urdhërohet që ta korrigjojë aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatësi Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin.

Ndërsa, pjesët e tjera të mocioneve të Thaçit, Selimit e Krasniqit janë hedhur poshtë, kurse mocioni i Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte./Insajderi.com