Specialja: Veseli ndodhet në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë

Specialja: Veseli ndodhet në Kosovë për ta takuar familjen e ngushtë

Gjykata Speciale ka konfirmuar se ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë, transmeton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, e cila ka bërë të ditur se arsye e kthimit të tij është për ta takuar familjen e ngushtë.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se babai i Veselit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Klan Kosovën.

Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte./Insajderi.com