fbpx

Specie e zhdukur 40 vite më parë, rikthehet në tokë

Specie e zhdukur 40 vite më parë, rikthehet në tokë

Mijëra kërmij të rrezikuar në mënyrë kritike janë liruar pasi janë shpëtuar nga buza e zhdukjes, me pak ndihmë nga një kopsht zoologjik britanik në Chester.

Mendohej se këta kërmij ishin zhdukur për shumë vite derisa një guaskë e zbrazur u gjet në, Hamilton. Kërmijtë e gjallë u gjetën pastaj në mesin e mbeturinave në një rrugicë aty pranë.

Disa u vendosën në një kopsht zoologjik në Chester për një program unik të mbarështimit në mënyrë që t’i ndihmonin këto krijesa të shumoheshin edhe të shtoheshin.

Më shumë se 4,000 kërmijtë e mbajtur në kopshtin zoologjik tani janë liruar.

Mark Outerbridge, një ekolog i kafshëve të egra për qeverinë e Bermudës, tha se kërmilli i gjetur ishte si një “Llazar në Bibël”, pasi që prej pak kohësh konsiderohej specie e zhdukur.

Pastaj, në vitin 2014, një burrë hyri në zyrën e tij në kryeqytet, në Hamilton, duke mbajtur një guaskë të re kërmilli në duart e tij.

“Doli se, po, ky në fakt ishte kërmilli i madh Bermuda, një specie që menduam se ishte zhdukur 40 vjet më parë,” tha ai.

“Ai u kthye të nesërmen me një tjetër kërmill të freskët kësaj here të gjallë dhe kështu u fut në këtë projekt konservimi”.

Një popullsi e vogël por e lulëzuar e kërmijve të tokës u zbulua pas një restoranti. Gastropodët jetonin në mesin e mbeturinave  posaçërisht brenda çantave plastike të hedhura në një rrugicë të largët të qullët, të rrethuar nga ndërtesa katërkatëshe.

“Në numërimin e fundit kemi diku rreth 13,000 kërmij ndoshta kemi pasur më shumë se kaq, ata kanë pasur shumë foshnja që atëherë”, tha Amber Fleëitt, nga kopshti zoologjik i Chesterit, i cili kujdeset për kërmijtë.