Eklipsi hënor u pa në Europë, Lindje të Mesme, Afrikë, Australi, pjesën më " />

Spektakli i “Hënës së përgjakur” nëpër botë

Spektakli i “Hënës së përgjakur” nëpër botë

Foto të mahnitshme të “Hënës së përgjakur” janë shkrepur kudo në botë ditën e premte.

Eklipsi hënor u pa në Europë, Lindje të Mesme, Afrikë, Australi, pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikën e Jugut.

Po sonte dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.

Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë.

Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do ti ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit.