Spitali për pacientë me COVID-19: Videoja që tronditi gjithë Italinë

Spitali për pacientë me COVID-19: Videoja që tronditi gjithë Italinë

Një video e tmerrshme që kapi trupin e një italiani pajetë në një dysheme tualeti në një dhomë emergjence të stërmbushur në një spital të Napolit ka tronditur gjithë vendin, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Pacienti COVID-19 shihet i rrëzuar mbi tualet në pamjet tronditëse të kapura nga një pacient i cili hyri brenda ndërsa stafi po kërkonte një barelë, thanë burime të Spitalit Cardarelli për agjencinë e lajmeve ANSA të Italisë.

Në video, Rosario Lamonica ecën rreth sallës së stërmbushur, e tronditur, duke thënë: “Ky njeri ka vdekur, ky është Spitali Cardarelli. Këtu jemi, departamenti i urgjencës”, raportoi The Sun.

AJo gjithashtu drejton kamerën e saj drejt një pacienti tjetër dhe thotë: “Kjo grua është ndotur në urinë dhe jashtëqitje, ne nuk e dimë nëse ka vdekur apo është gjallë. Gruaja atje, nuk dimë asgjë”, dëgjohet të thotë.

Më poshtë mund të ndiqni videon. /Insajderi.com

*Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban material të ndjeshëm.