Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj sot ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit, pas përplasjeve që kishin pasur mes vete në shtëpinë e zëvendë" />

“S’po marr vesh sen” – Çfarë i tha Thaçi Haradinajt gjatë takimit në një akademi përkujtimore?

“S’po marr vesh sen” – Çfarë i tha Thaçi Haradinajt gjatë takimit në një akademi përkujtimore?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj sot ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit, pas përplasjeve që kishin pasur mes vete në shtëpinë e zëvendëskryeministrit Pacolli, para disa ditësh.

Akademia përkujtimore për 20-vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, i ka bërë bashkë presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli.

Pas raporteve të tensionuara që kishin Presidenti e Kryeministri në shtëpinë e Pacollit, ata sot ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit.

Thaçi ia ka shtirë dorën Haradinajt, por duket se as ai vetë nuk e di arsyen për këtë.

Në videon e publikuar shihet Thaçi duke thënë “s’po marr vesh sen”, dhe duke ia zgjatur dorën Haradinajt.

Videon mund ta shikoni KËTU