SportMediaset: Torino shkarkon trajnerin Giampaolo

SportMediaset: Torino shkarkon trajnerin Giampaolo

Aventura e Marco Giampaolo-s në stolin e Torino-s ka përfunduar, njofton Insajderi.

Pas barazimit në ditën e djeshme ndaj Spezia-s në shtëpi, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin.

Nuk është ende një lajm i konfirmuar, por siç raporton “SportMediaset” tashmë mungon vetëm komunikata zyrtare për shtyp nga klubi ‘granata’, për t’a konfirmuar këtë lajm.

Rezultatet zhgënjyese të marra deri më tani nga Giampaolo e kanë bërë presidentin, Urbano Cairo të zhvendoset totalisht tek Davide Nicola që pritet të marrë vendin e tij.

Nicola është ende nën kontratë me klubin e Genoa-s, por nuk do të përbëjë problem për zgjidhjen në mënyrë konsensuale të saj. /Insajderi.com