Spotify mbetet lider global në transmetim të muzikës, industria u rrit me 32% në 2019

Spotify mbetet lider global në transmetim të muzikës, industria u rrit me 32% në 2019

Shërbimet e streaming/transmetimit të muzikës u rritën me 32% në nivel global, duke arritur në 358 milionë abonime në vitin 2019 me Spotify në krye të listës, e ndjekur nga Apple Music.

Një hulumtim i publikuar nga Counterpoint tregon se tre lojtarët më të mirë të transmetimit të muzikës për vitin 2019 ishin Spotify, Apple Music dhe Amazon Music.

Ndërsa baza e përdoruesve të Apple është rritur që prej fillimit të saj në 2015, Spotify ende mbetet udhëheqësi i tregut global në këtë segment. Apple Music u rrit me 36% nga viti në vit duke bërë jehonë me këtë rritje në të gjithë industrinë.

Në vitin 2019, Spotify rrëmbeu 31% të të ardhurave totale dhe 35% të abonuesve me pagesë gjithsej globalisht. Apple Music u rendit në vendin e dytë me 24% të totalit të të ardhurave nga streaming dhe 19% të abonuesve me pagesë në total.