Insajderi.com njofton opinionin publik se Gazeta Online Insajderi.com nuk është hakuar.
Nisur nga publikimet që janë bërë nga z. Olluri dhe të tjerë, se media jonë ka rënë pre e një “sulmi kibernetik”, Insjaderi.com sqaron se NUK ËSHTË E VËRTETË.
Ata e postuan këtë status në Facebook vetëm pasi insajderi.com e njoftoi opinionin publik se z.Kajtazi dhe z.Olluri nuk janë më pjesë e Gazetës Online Insajderi.com. Reagimi i tyre erdhi vetëm 24 orë më vonë, në një adresë të re, duke përdorur “org” dhe duke shtuar këtu edhe manipulimin dhe fshirjen tinëzare të Fanpage, vjedhjen e faqes që më 24 prill 2020 etj.
Ua bëjmë me dije miqve të Insadjeri.com se të gjitha detajet do të bëhen publike në kohën e duhur, pasi që, siç kemi njoftuar, aksionerët janë duke ndjekur rrugët ligjore në raport me z. Olluri dhe z. Kajtazi, në bazë te dyshimeve të arsyeshme për keqpërdorime ndër vite, ndër të tjera për mashtrim, shantazh, kërcënm, shmangie, shpërdorim etj.
Insajderi.com do t’ju informojë me kohë për zhvillimet tjera, ndërsa i garanton ndjekësit e saj se puna jonë e përditshme për t ju informuar në mënyrë të pavaruar dhe krejt profesionale, nuk do të ndalet për asnjë çast.
Insajderi.com
[email protected]