fbpx

Sqarimi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës për mbeturinat në panairin e librit

Sqarimi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës për mbeturinat në panairin e librit

Shoqata e Botuesve të Kosovës kanë reaguar lidhur me lajmin për mbeturinat që kanë mbetur në ambientin ku është mbajtur panairi i librit.

Në reagimin e tyre thuhet se fotografit të cilat janë duke qarkulluar nëpër rrejte sociale kinse kanë mbetur pas largimit të tendës së panairit nuk janë të vërteta.

“Në ‘Facebook’ qarkullojnë disa fotografi të bëra gjatë procesit të punës së largimit të tendës dhe projeksioneve të metalit (për të vazhduar pastaj edhe me bërllokun) duke krijuar përshtypjen që ajo është gjendja e lënë. Duam të sqarojmë se ato fotografi janë të bëra gjatë procesit të punës. Nuk lejohen punëtorët e pastrimit të futen në mjediset ku largohen projeksionet e metalit sepse kështu do të rrezikoheshin”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë treguar se pastrimi i Pallatit të Rinisë bëhet nga kontraktori i objektit.

“Pastrimi bëhet nga Pallati i Rinisë, sipas obligimit kotraktual, të cilët i falenderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin korrekt, si gjithnjë. E kuptojmë shqetësimin por nuk mund (dhe nuk duhet) të fragmentarizohet procesi i punës dhe të krijohet përshtypja se gjendja është ajo që është publikuar”, thuhet ndër tjera në panair.

“Në fund, falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët puna e mirë e të cilëve bëri që panairi të mbyllet me sukses të jashtëzakonshëm”, përfundon reagimi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës. /Insajderi.com