“Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të jetë më i bukuri në Ballkan”

“Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të jetë më i bukuri në Ballkan”

Është përfolur shumë rreth Stadiumit Nacional të Kosovës, i cili po ndërtohet në Drenas.

Shuma të majme janë investuar në këtë projekt gjigant për sportin kosovar, derisa së fundmi Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se stadiumi do të jetë më i miri në Ballkan dhe ndër më të mirët në Evropë, shkruan Insporti

Në një prononcim për mediet, derisa vizitoi Kombëtaren e Kosovës në stërvitjen e parë pas grumbullimit këtë vit, Veseli është shprehur:

“Do të kulmojmë me stadiumin Kombëtar, i cili pritet të përfundohet në korrik, edhe pse Ministri [Kujtim Gashi] tha në qershor, por unë po them në korrik.

“Stadiumi do të jetë më i bukuri në Ballkan dhe ndër më të bukurit edhe në Evropë.” /Insporti.com/