Stadiumi ‘pushtohet’ nga politikanët – Atifete Jahjaga kësaj radhe nuk gabon

Stadiumi ‘pushtohet’ nga politikanët – Atifete Jahjaga kësaj radhe nuk gabon

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është ‘pushtuar’ nga politikanët për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, raporton Insporti.com.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në stadium së bashku me bashkëshorten e tij Anitën.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Kujtojmë se Jahjaga ishte prezente edhe në ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe e zhvilluar në shtator.

Ajo nuk ishte në dijeni që loja po zhvillohet mes tyre. Ajo mendonte që Kosova është duke luajtur me Azerbajxhanin.

Kësaj radhe ajo nuk ka postuar fare fotografi në rrjetet sociale.

Kosova po fiton pas pjesës së parë të ndeshjes me shifrat 1:0 pas golit të shënuar nga Arbër Zeneli. /Insporti.com/