Stafeta e pishtarit për ‘Lojërat Olimpike të Tokios’ niset nga Fukushima e Japonisë

Stafeta e pishtarit për ‘Lojërat Olimpike të Tokios’ niset nga Fukushima e Japonisë

Stafeta e pishtarit për Lojërat Olimpike Tokio 2020 filloi sot në prefekturën verilindore të Japonisë, Fukushima, njofton Insajderi.

Ceremonia e hapjes u mbajt në qendrën e trajnimit të futbollit J-Village por pa spektatorë për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Pjesëtarët e ekipit japonez të futbollit për femra, të cilat ishin pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Femra FIFA 2011, ishin bartësit kryesorë të pishtarëve, kurse mbrojtësja japoneze Azusa Iwashimizu mori e para pishtarin.

“Flaka vazhdoi të digjej në heshtje, por me forcë, edhe pse bota u përball me kohë të vështira gjatë vitit të kaluar”, tha shefja e Komitetit organizativ, Seiko Hashimoto.

“Flaka do të nisë një udhëtim 121-ditorë dhe do të sjellë shpresat e popullit japonez dhe dëshirat për paqe nga njerëzit në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Pas një udhëtimi katër-mujor në 47 prefektura japoneze, destinacioni përfundimtar i pishtarit do të jetë Stadiumi Olimpik në Tokio më 23 korrik, kur do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Pandemia e koronavirusit detyroi lojërat e vitit 2020 të shtyhen për një vit. Ngjarja më sportive tani është planifikuar nga 23 korriku deri më 8 gusht, pa spektatorë jashtë shtetit. /Insajderi.com