Stafi i Klinikës Infektive refuzon shtesat prej 60 eurosh: S’kemi nevojë për lëmoshë nga qeveria

Stafi i Klinikës Infektive refuzon shtesat prej 60 eurosh: S’kemi nevojë për lëmoshë nga qeveria

Personeli shëndetësor i Klinikës Infektive i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me pakënaqësitë ndaj vendimit për ndarjen e 60 eurove shtesa për ta, njofton Insajderi.com.

Përmes kësaj letre, ata janë shprehur se refuzojnë “lëmoshën” e Qeverisë së Kosovës dhe se me betimin e Hipokratit, do të vazhdojnë të luftojnë kundër pandemisë COVID-19.

Stafi i kësaj klinike e ka konsideruar si vendim “denigrues” dhe “fyes” ndarjen e shtesave prej 60 eurosh, teksa kanë shtuar se nuk kanë nevojë për “lëmoshë”

“Stafi i Klinikës Infektive konsideron se vendimi i fundit për mbështetje financiare për tre muaj në vijim me nga 60 euro është vendim denigrues dhe fyes. Personeli shëndetësor dhe stafi mbështetës i Klinikës Infektive nuk ka nevojë për lëmoshë, por për përkrahje të duhur dhe të merituar nga Qeveria e Kosovës”.

Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës dhe nën betimin e Hipokratit, do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19 me të gjitha forcat tona sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë”, thuhet në letër.

Ndryshe, të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë shtesa buxhetore për tre muajt e ardhshëm për punonjësit shëndetësorë, në vlerë prej 60 eurosh. /Insajderi.com