Stafi teknik në spitale nga nesër në grevë

Stafi teknik në spitale nga nesër në grevë

Rreth dy mijë punëtorë teknikë të spitaleve rajonale të Kosovës nga nesër do të hyjnë në grevë, pas protestave që kishin javën e kaluar, njofton Insajderi.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se arsyeja e kësaj greve është për shkak se punëtorët teknikë nuk kanë marrë pagat shtesa nga Qeveria si punëtorët tjerë shëndetësor sa i përket punës së tyre gjatë pandemisë COVID-19.

“Nesër nga ora 07:00 e mëngjesit do të fillojmë grevën, në të gjitha institucionet publike spitalore, ku kryhen shërbime nga stafi privat”, ka thënë ai.

“Në grevë nuk do të marrin pjesë punëtorët që punojnë në QKUK, pasi e kanë shkelur protestën gjatë ditëve të kaluara dhe grevës ata nuk e konsiderojmë se duhet t’i bashkohen pasi nuk përmbajnë rregullat”.

” Ne kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me çështjen e pagesës dhe deri më tani nuk kemi asnjë lëvizje pozitive”, ka thënë tutje Azemi. /Insajderi.com