Statistikat e jashtëzakonshme të Xhakës [foto]

Statistikat e jashtëzakonshme të Xhakës [foto]

Edhe pse luajti vetëm 74 minuta, Granit Xhaka arriti të kompletonte më shumë pasime se sa të gjithë futbollistët e tjerë në ndeshjen Arsenal – Manchester United.

Reprezentuesi i Zvicrës, i cili shënoi golin e parë në fitoren e “topçinjve” me rezultat 2-0 ndaj Unitedit, ka bërë 73 pasime në ndeshje. Prej tyre, 69 kanë qenë të sakta, njofton uebfaqja e ekspertizuar për statistika Squawka.

Xhaka realizoi gol në minutën e 54-të të ndeshjes.

Kjo fitore e skuadrës së Xhakës shton gjasat për Ligën e Kampionëve. Ekipi i Arsene Wengerit është i gjashti me 63 pikë të tubuara, dy më pak se Unitedi që është i pesti me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Insajderi.com