Statuja e Nënë Terezës me maskë në gojë, bëhet lajm në CNN

Statuja e Nënë Terezës me maskë në gojë, bëhet lajm në CNN

Në mesin e 26 fotografive të javës, të përzgjedhur dhe publikuar nga mediumi i njohur CNN, është edhe fotografia nga Kosova e statujës së Nënë Terezës me maskë.

Në përshkrimin e fotografisë nga medium i njohur amerikan CNN shkruhet: “Një maskë fytyre është parë në statujën e Nënës Terezë në Prishtinë, Kosovë të enjten më 19 dhjetor. Ndotja e ajrit vazhdon të jetë problematikë në Kosovë”.

Imazhi është shkrepur nga Armend Nimani.

Vendosjen e maskave në statujat e shesheve të Prishtinës është bërë mbrëmë një grup aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët nuk deshën të identifikohen.