Stavileci skualifikohet nga gara për drejtor të KEK-ut

Stavileci skualifikohet nga gara për drejtor të KEK-ut

Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), aktualisht shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nuk mund të vazhdojë garën më tutje për drejtor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Zyra ligjore e MZHE-së i ka kthyer përgjigjen zyrës ligjore të kryeministrit, në të cilën ka udhëzuar se me rastin e përzgjedhjes së drejtori të ri të KEK-ut duhet të respektohet Ligji për Ndërmarrjet Publike, e ku ky ligj përjashton nga gara kandidatet që gjatë 36 muajve të fundit para aplikimit kanë qenë të emëruar politik.

Gazeta Zëri raporton se Zyra e kryeministrit sot gjatë ditës pritet ta dërgojë këtë interpretim ligjor të Bordi i drejtorëve të KEK-ut dhe më pas këta të fundit të vazhdohet me procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të ri nga kandidatët tjerë në garë të cilët i plotësojnë kriteret dhe janë në harmoni me ligjin.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/blerand-stavileci-diskualifikohet-nga-gara-per-drejtor-te-kek-ut-dokument-578906/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright