Stërvitja e Përfaqësueses mbahet në ora 16:00 në Hajvali

Stërvitja e Përfaqësueses mbahet në ora 16:00 në Hajvali

Stërvitja e së hënës e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, do të mbahet në fushën e Kampit Nacional; Edukativ në Hajvali, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, kjo stërvitje e futbollistëve të përfaqësueses fillon nga ora 16:00.

“Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’”, ka njoftuar FFK.

Stërvitja fillimisht ishte planifikuar për ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insajderi.com