Stërvitja e veçantë e Joshuas në Dubai

Stërvitja e veçantë e Joshuas në Dubai

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, e ka çuar nivelin e stërvitjeve të tij në nivele të reja teksa kërkon të unifikojë të gjithë titujt e kategorisë së rëndë në vitin 2018.

Joshua ndoqi hapat e Tiger Woods, Rory McIlroy dhe Roger Federer, duke i treguar aftësitë e tij në maje të Burjl al Arab në Dubai të mërkurën.

Por, teksa Ëoods dhe McIlRoy bënë goditje nga çatia e ndërtesës më të lartë në botë, Joshua punoi në atë që ishte ringu më i lartë i boksit në botë.

Eksperienca e sportistit të vitit zhvillohet në lartësi 321 metra të hotelit super luksoz.

28 vjeçari nga Watfordi mban titujt në IBF, ËBA, IBO dhe është sfidur nga Deontay Wilder dhe Joseph Parker pasi mposhti Carlos Takamin në Principality Stadium të Cardiffit muajin e kaluar.

Parker, i cili mban titullin në WBO dëshiron të luftojë ndaj Joshuas sa më shpejt gjatë vitit 2018, por kampi i tij thotë se nuk pranon më pak se 35 për qind nga fitimet (Joshua ofron 20 për qind).

Në një konferencë për media në Zelandën e Re të martën Parker lansoi xhirime të nokdaunëve të Joshuas që ai i pësoi në fillim të karrierës si amator, kurse vet Parker ofroi 20 mijë funte për atë që e gjenë vetëm një xhirim që dëshmon se ai ishte në dysheme (pësoi nokdaun) në fillimet e karrierës së tij.