Steve Martin jep lajmin e mirë (dhe të keq) pas vaksinimit për COVID-19

Steve Martin jep lajmin e mirë (dhe të keq) pas vaksinimit për COVID-19
Burimi i fotografisë: Jon Kopaloff / FilmMagic

Këtë të diel, Steve Martin u tha ndjekësve se kishte një lajm të mirë dhe të keq për të ndarë me ta, njofton Insajderi.

Aktori 75 vjeçar hyri në Instagram për të njoftuar se ai ka marrë vaksinën COVID-19, duke shkruar, “Lajm i mirë/Lajm i keq. Lajm i mirë: Sapo u vaksinova! Lajmi i keq: U vaksinova sepse jam 75 vjeçar. Haha!”

“Procesi ishte i lehtë dhe u përgatit deri në perfeksion nga Ushtria Amerikane dhe Garda Kombëtare”, vazhdoi ai. “Faleminderit të gjithëve dhe faleminderit shkencës”. /Insajderi.com