Stojanoviq: KFOR-i faktor kyç për paqen në Kosovë

Stojanoviq: KFOR-i faktor kyç për paqen në Kosovë

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se KFOR-i është faktor kyç në Kosovë.

“KFOR-i është një faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e objekteve fetare”, ka thënë Stojanoviq shkruan Tanjug.

Këto fjalë zëvendëskryeministri i tha gjatë një takimi me zëvendës ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Gjatë takimit ata shkëmbyen mendime mbi situatën në Kosovë, diskutuan për sigurinë, mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe situatën aktuale politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.