Stojanoviq: Mustafa e Veseli nuk po mund të merren vesh

Stojanoviq: Mustafa e Veseli nuk po mund të merren vesh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, deklaroi pas shtyrjes së mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës se kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëkohësisht edhe kryetarët e partive më të mëdha në Kosovë, nuk mund të bëjnë marrëveshje për zgjidhjen e situatës aktuale në Kosovë.

“Është e qartë se Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk po mund të merren vesh se çfarë duhet të ndodhë në ditët e ardhshme”, tha Stojanoviq për Radion Televizionin e Serbisë.