Stoltenberg do ta pyes Macronin për deklaratën e tij se NATO është gjendje të trurit të vdekur

Sekretari i përgjithshëm e NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se javën e ardhshme do ta vizitojë Parisin për të kërkuar sqarim nga presidenti Emmanuel Macron pasi lideri francez kishte deklaruar se Aleanca është në gjendje të “trurit të vdekur”.

Stoltenberg do ta pyes Macronin për deklaratën e tij se NATO është gjendje të trurit të vdekur

Stoltenberg në mënyrë të vendosur e ka mbrojtur NATO-n para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të kësaj aleance, duke thënë se Aleance është më aktive se kurdo më herët dhe se nuk duhet të cenohet.

“Do të shkoj në Paris javën e ardhshme dhe e kam ndërmend të flas për këto çështje me presidentin Macron. Konsideroj se kjo është mënyra më e mirë që të zgjidhen të gjitha mospajtimet, të ulemi dhe të bisedojmë dhe që plotësisht të kuptojmë mesazhet dhe motivimet”, ka thënë Stoltenberg për gazetarë.

Ai ka shtuar se porosia e tij është “NATO po adaptohet, NATO është i shkathtë, NATO reagon”, transmeton AFP.

Macron ka folur për mungesë të koordinimit strategjik në mes të Evropës dhe SHBA dhe është ankuar për shkak të aksionit të fundit ushtarak të anëtares së NATO-s, Turqisë në Siri./Insajderi.com.