Stoltenberg do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Stoltenberg do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dh 3 qershor do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dyditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit.

Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare.

Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.