Stoltenberg mirëpret propozimin gjerman për NATO-n

Stoltenberg mirëpret propozimin gjerman për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret propozimin nga Gjermania për të rimenduar mënyrën sesi aleatët ushtarakë koordinojnë politikën.

Stoltenberg deklaroi se mirëpret mesazhin që NATO është platforma për të bashkuar Amerikën e Veriut dhe Evropën dhe është jetike për sigurinë tonë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, sugjeroi ngritjen e një komiteti ekspertësh për të propozuar reforma për aleancën. Ideja erdhi pas kritikës së ashpër të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi gjendjen e shëndetit të NATO-s.

Stoltenberg theksoi se propozimi ka vlerë dhe pret me padurim ta diskutojë atë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s./ATSH/